Basha apel shqiptarëve: Braktisni votimet, zgjedhjet do jenë nul

Tuesday, 25 June 2019 21:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve të braktisin zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë nga selia blu Basha tha se zgjedhjet do të jenë nul.

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë! Ngrini zërin kundër tyre! Protestoni kundër tyre! Pengojini ata! Mos besoni propagandën e Edi Ramës! Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij! Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij! Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht! Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje. Por unë ju ftoj që t’i braktisni! Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian. Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja”, deklaroi kryedemokrati.

 

Basha akuzoi Ramën se është i interesuar për dhumë dhe përplasje pasi do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit. “Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes”, deklaroi Basha.

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2019 22:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...