Zëri i Amerikës: Rama paditi gazetarin e BILD, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit: Të shqetësuar për Shqipërinë

E mërkurë, 26 June 2019 09:38

Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën përmes rrjeteve sociale se autorizoi një avokat gjerman për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD. “Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije” – njoftoi zoti Rama zyrtarizimin e një hapi, që e pati përmendur edhe më parë.

Vendimi i tij erdhi pak ditë pasi gazeta e njohur gjermane publikoi disa telefonata të përgjuara nga prokuroria shqiptare, ku dëgjohen kryeministri Rama, ministra dhe deputetë socialistë, që diskutojnë mbi zgjedhjet në një krahinë të vendit.

Sipas gazetës, bisedat provojnë abuzimet e socialistëve në zgjedhje, presione ndaj votuesve, blerje votash dhe kërcënime për votime familjare, për të maksimalizuar fitoren e të majtëve.

Gazetari Tiede replikoi menjëherë në rrjetet sociale: “Për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?” – shkroi ai fillimish. Më pas shtoi një status se kjo që bëri zoti Rama ishte një “çmenduri. Kryeministri i Shqipërisë Rama dëshiron të më padisë. Ai tashmë ka një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani”.

Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF) tha te njoftimi i sotëm në rrjetet sociale për procesin gjyqësor të kryeministrit shqiptar kundër gazetarit Peter Tiede, se “vetëm një javë më parë zoti Rama i tha delegacionit tonë se nuk do të përdorë paditë penale kundër gazetarëve, por do të vazhdojë vetëm me padi civile kundër gazetarëve në “raste ekstreme”.

Këshilltarja ligjore e kësaj Qendre, Flutura Kusari, tha për “Zërin e Amerikës” të martën në mbrëmje se “gjatë misionit tonë ne zbuluam se liria e shtypit në Shqipëri është duke u përkeqësuar. Në vend që të paditë gazetarët, kryeministri Rama duhet të angazhohet në përmirësimin e lirisë së medias dhe në sigurinë e gazetarëve në vend, dhe të ndalojë së thirruri ata “kazanë”.

Një mision prej 7 organizatash ndërkombëtare të lirisë së shtypit sapo është larguar nga Tirana, ku publikoi raport kritik, sipas të cilit “liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë”.

Raporti përmend shprehimisht se “kryeministri Rama e mbrojti në takimin me delegacionin përdorimin e kësaj gjuhe sulmuese e propaganduese, por u angazhua të mos i thërrasë më gazetarët “kazanë” në të ardhmen”.

Edhe drejtuesi i opozitës Lulzim Basha, tha misioni, i referohet medias si “të kapur dhe të blerë”, pra me një gjuhë që denigron gazetarët dhe i bën ata të duken si shënjestër e ligjshme për agresion në sytë e publikut, duke rritur rrezikun e kërcënimeve apo dhunës kundër tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se kryeministri Rama po e padit gazetarin gjerman, sepse publikoi vjedhjen e zgjedhjeve nga socialistët, sepse nxori lidhjet e tij me krimin.

Zoti Basha, i cili nga ana e tij po akuzon prej disa ditësh dy televizionet më të mëdha kombëtare privat për shërbime ndaj qeverisë socialiste, tha se “Edi Rama paska vendosur të paditë një gazetar perëndimor në emër të krimit, në emër të avdylajve, lalave, dakove, gjiknurëve, manjave”, të cilët dëgjohen të diskutojnë nëpër ato telefonata”.

Duke akuzuar gazetarin gjerman, kryeministri Rama, sipas zotit Basha, po mbron kriminelët dhe trafikantët, njëlloj si ka bërë edhe në shumë raste të tjera më parë.

“Ne jemi të shqetësuar se Shqipëria, një demokraci, një Shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe një vend kandidat për Bashkimin Europian, nuk po respekton detyrimet e saj për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit siç kërkohet nga ligji shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. – Kështu thuhet në raportin e përbashkët nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTIKULLI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët Pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore (SEEMO). /VOA/

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...