'Shqipëria shtet mafioz, Rama do të ketë fatin e Millosheviçit'

E mërkurë, 26 June 2019 09:49

Pak ditë më parë, Instituti i Studimeve Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme, realizoi një studim, në bazë të së cilës, thuhej se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po vepronte si Slovodan Millosheviçi në Serbi. Efektet negative të qeverisjes së Edi Ramës janë mese të dukshme edhe nga drejtori i këtij instituti, Z. Zijad Beçiroviç.

Në intervistën dhënë për gazetën “Shekulli”, Z. Beçiroviç thekson problemet që po vijnë nga qeverisja e dështuar e Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Beçiroviç, Shqipëria me sjelljen e saj po dëmton rajonin dhe ka mundësi edhe të destabilizojë Bashkimin Evropian.  Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Z. Beçiroviç, është pesimist edhe për muajin tetor. Sipas tij edhe në tetor, Shqipëria do ta ketë të pa mundur të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Në Shqipëri ka një krizë politike. Si e komentoni këtë gjë?

Për fat të keq Shqipëria gjendet në fazën para luftës qytetare. Situata është më se serioze, mbasi elitat politike nuk kanë mësuar asgjë nga ngjarjet e vitit 1991 dhe 1997, kurse sot, situata është më e vështirë dhe më komplekse. Ashtu sikurse kam theksuar edhe disa herë më parë, tani në Shqipëri kemi fenomenin e politizimit të kriminalitetit dhe kriminalizimin e politikës, si dhe mungesën e shtetit të së drejtës. Pra, Shqipëria gjendet në rrethin vicioz të politikës, kriminalitetit dhe mafies. Kësaj here kemi të bëjmë edhe me rolin e faktorit ndërkombëtarë në kriminalitet në Shqipëri, para së gjithash, disa funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Pasi gazeta e njohur gjermane “Bild”, publikoi materialet e përgjimit, rezultonte se qeveria është e përfshirë në vjedhjen e votës dhe korrupsionit. Si e analizoni këtë fakt?

Në “Bild“ kanë dalë shkrime tepër të buta. Situata është tejet e ndërlikuar dhe sikurse thashë më parë tejet komplekse. Pra, nuk bëhet fjalë veç për kriminalitet standard dhe korrupsion, por për kriminalitet ku janë bashkëpunëtorë institucionet më të larta të shtetit shqiptarë dhe funksionarët e tij më të lartë, kurse akuzat më të mëdha janë të drejtuara nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Shqipëria ka marrë një përgjigje negative nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Negociatat janë shtyrë për në muajin tetor. ?A ka ndonjë rrezik që edhe në tetor, Shqipëria të mos i hapë negociatat?

Duhet të jesh iluzionist i pa përmirësuar, dhe të presësh datën për bisedime në qershor të vitit 2019. Nuk do të ndodhë asnjë gjë e tillë as në tetor të 2019. Padrejtësi e madhe është bërë nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë Veriore, e cila ka bërë hap historik të paraprirë nga kryeministri Zoran Zaev, që ishte fuqishëm i përkrahur nga bashkësia shqiptare në atë shtet. Nuk mund të prisni që Shqipëria të marrë datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, kur në hapësirën politike të saj janë institucionet e shtetit të zhvatura nga mafia dhe politika. Dua t’ju rikujtoj fjalët e funksionarit të lartë amerikan, i cili ka thënë se çdo shtet ka mafie, vetëm se në Shqipëri mafia ka shtetin e vet.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 10:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...