Berisha në forumin e Krans Montanës: "Rama si Kim Jong Un: 'Me tre vota kandidati i PS do jetë kryetar bashkie!'"

E Enjte, 27 June 2019 18:59

“Kandidati i Partise time do te jete kryetar edhe ne qoftese vetem tre zgjedhes do votojne per te!”

Zonja dhe zoterinj,

“Kandidati i PS do jete kryetar edhe ne rast se vetem 3 vete do votojne ate”, kjo nuk eshte deklarata e Kim Jong Un ne Korene e Veriut por eshte deklarata e kryeministrit shqiptar per kandidatin e PS ne zgjedhjet lokale, te cilat zhvillohen me nje kandidat, pra pa alternative ne 57% te bashkive te vendit.

Korea e Veriut nuk synon integrimin ne Europe kurse Shqiperia qe do te zgjedhe qeveritarr vendore edhe me tre vota dhe pa alternative eshte vend anetare i NATOs dhe kerkon te hape negociatat me BE.

Bashkepunimin rajonal e demton shume trashegimia e shkuar, projektet e vjetra siç eshte ai i Serbise se Madhe qe eshte aktivizuar se fundi nga Beogradi. Heqja dore nga ky projekt qe ka shkaktuar lufta dhe konflike eshte kusht themelor per paqen stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal!

Bashkepunimin rajonal e veshtireson shume mungesa e nje infrastrukture qe lidh keto vende. Sot pas tre dekadash te renies se perdes se hekurt ne rajonin qe perjetoi konfliktet me te egra, nuk ekziston asnje projekt madhor rajonal europian. Projekti i vetem rajonal keto 30 vite eshte projekti i TAP, nje projekt i financuar nga Azerbajxhani dhe konsorcium privat.

Bashkepunimin rajonal e demton shume korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe heshtja e Komisionit Europian para ketyre problemeve madhore te rajonit.

Te nderuar zonja dhe zoterinj,

Do te ndalem pak ne rastin e Shqiperise. Qe nga viti 2016 deri sot Komisioni Europian ka miratuar tre raporte suksesive, ne te cilat rekomandon hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Te tre keto raporte jane hedhur poshte nga vende si Gjermania, Franca, Hollanda etj. Ne rast se do me pyesni nese keto vende qe refuzojne raportin e Komisionit, shpikin gjera per Shqiperine, une ju garantoj se ato nuk shpikin asgje por problemi eshte se raportet e Komisionit jane larg realitetit ne vend.

Por megjithe kete une jam per hapjen e negociatave sepse konstatoj se vendi eshte ne nje rreth vicioz qe ka sjelle vendosjen e rregjimit Kakistokracise, nga i cili perfiton regjimi dhe ndeshkohen qytetaret. Nuk ndihmon aspak kur shef zedhenes te Komisionit te dalin me dhjetra here sikur te ishin zedhenesa te qeverise ne teresi kunder opozites dhe rezultati i kesaj mbeshtetje eshte degradimi i rregjimit ne ate shkalle sa qe kreu i ekzekutivit shqiptar te deklaroje se edhe me tre vota kandidati i tij do jete kryetar bashkie.

Ju falenderoj shume per vemendjen.

Login to post comments