Albana Vokshi-qytetarëve: Filmoni dhe denonconi çdo presion dhe dhunim që do t’iu bëhet

Saturday, 29 June 2019 18:35

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi u shpreh se kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit, po vendosin gjoba në biznese që t’i detyrojnë qytetarët të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.

“Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike. Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht” u shpreh Vokshi. Ajo i kërkoi qytetarëve të filmojnë çdo presion apo formë dhune që mund të ushtrohet ndaj tyre.

Deklarata e plotë:
Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë.

Në shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset dhe mijëra të punësuarit e këtij sektori.

Në tentativën e dëshpëruar për të zgjatur komën e pushtetit të vjedhur me krimin, Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor.

Kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit të pushtetit, janë duke trokitur derë më derë në çdo biznes që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.

Janë me qindra rastet e denoncuara nga bizneset, kur taksidarët dhe tatimorët e Edi Ramës kanë vendosur gjoba të rënda, që rrezikojnë falimentimin e shumë bizneseve që nuk i binden urdhrit të pushtetit të fituar me votën e vjedhur dhe grabitur nga krimi.
Partia Demokratike u bën thirrje bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet.

Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike.

Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht.

Asnjë gjobë politike dhe e paligjshme e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të njihet dhe do të anulohen nga një qeveri europiane që do të vijë me zgjedhje të lira, pa kriminelë e taksidarë në kutitë e votimit.

Liria ekonomike për të punuar pa frikë nga bandat e taksidarëve, punësimi dhe mirëqenia për çdo shqiptar, janë prioriteti ynë numër 1.

Bashkë do t’i japim fund padrejtësisë, dhunës shtetërore, korrupsionit të regjimit kriminal. Së bashku, do ta çlirojmë biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë bizneseve!

Mos u trembni!
Mos u dorëzoni para skenarëve kriminalë të pushtetit, që do varroset këtë të dielë!

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...