Media Gjermane: Po votohet me këmbë. Shqipëria zgjedhje parlamentare në fund të vitit

Saturday, 29 June 2019 18:40

Disa prej gazetave më të njohura në Gjermani kanë nisur të raportojnë që tani për votimet e ditës së diel në Shqipëri. Gazeta Tageszeitung, ka gjetur një titull mjaft interesant. “Votim me këmbë”, i quan ajo, duke iu referuar faktit se vetëm qeveria do garojë më 30 qershor dhe tashmë nuk ka rëndësi zgjedhja.

“Ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri është një krizë e vërtetë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vendoste, nuk është në funksion prej më shumë se një viti. Si pjesë e një reforme gjyqësore, që ka kryer qeveria Rama vitin e shkuar, shumica e gjyqtarëve ka dhënë dorëheqjen. Për të kërkuar rrënjët e konfliktit, duhet të kthehemi 30 vjet pas. Që prej fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhes, krimet e asaj kohe nuk u përpunuan, autorët e tyre ulen edhe sot e kësaj dite në parlament”, shkruan ajo.

Sipas gazetares, Shqipëria mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të këtij viti. Po ashtu, këto zgjedhje do jenë edhe një test për vendimin që do merret në vjeshtë për hapjen ose jo të negociatave. “Përveç kësaj, zgjedhjet lokale shihen si një provë e parë e situatës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, që mund të afrohen në fund të këtij viti”.

“Por kjo provë e parë ka të ngjarë të ofrojë një pamje të deformuar. Opozita ka lajmëruar se do të bojkotojë votimin të dielën. Në shumë rrethe konkurron vetëm një kandidat. Përveç kësaj, PD kontrollon pothuajse gjysmën e bashkive në vend- nëse ato do lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, kjo është e diskutueshme. Mbi të gjitha, bashkitë veriore, të dominuara nga PD, ka të ngjarë të mos njohin rezultatin. Mund të priten të tjera trazira”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...