“Populli ka 100 vjet me pantallona nëpër këmbë”, ish-zv.ministrja ironizon votimet: Jo çdo gjë që numërohet ka vlerë

Diel, 30 June 2019 15:16

Nga Irena Beqiraj

Nuk ka gjë me te mire se rrjetet sociale ne kohet e sotme , aty shikon ndryshimin e njerëzve nëpërmjet fotografive , aty uron për ditëlindje aty ngushëllon për humbjen e njeriut te dashur, aty lexon opinione , aty behet politike , aty votohet 

Me një sy te kujdesshëm aty mund te dallosh cinikun , te lënduarin , te kënaqurin me veten ate qe ka humbur kofidencen , sipërfaqësorin , pragmatistin , idealistin, racionalistin ( qe racionaliteti i tij vlen sa racioni i sotëm ) por vështire te gjesh një mendim qe do i vleje te nesërmes.

Aty shikon budallallepsjen nga arsyetimi i zakonshëm ” ne duhet te zgjedhim te keqen me te vogel ” , apo ne Rome bej siç bëjnë romaket”.

Aty shikon sesi intelektualizma shqiptarë është mbushur me subjekte qe kur te mos jene me ne kete bote veshtiresisht do ti kujtoje ndonje bashkohës i mbetur gjalle ne mehalle , ndonje studiues plagiature , apo koleksionist fotografish .

Aty shikon sesa pak vizion ka verdalle, sa shume proklamime edhe protagonizem pa vlere e pa mesazh.

Aty shikon sesi profesora , e avokate , ekonomiste , etj komentojne cfare tha per Shqiperine nje burokrat ne Amerike , apo ne BE . Ke mbështeti , nga do fryje era neser ?

Aty numërohen pëlqimet komentet edhe shpërndarjet , te cilat kane vlere sa ka vlere pasuria e vendosur ne lojën ” Monopoli ”

Aty bindesh për një moment se numërimi është i vetmi proces qe ka vlere. Edhe i them sime bije, aty ku nuk ka mendje krijuese , vizionare, qe shikojnë nga e ardhmja, por vendosin mbi parimin” bukën e përditshme falna sot ” aty ku populli ka 100 vjet me pantallona nder këmbe sepse kurrë nuk pati nxjerre intelektuale me aq mend sa për te lidhur sikur vetëm oshkurin e tyre , aty ku presim një Mesi ndërkombëtare te mbaj ane e te na zgjidhe , aty çdo gjallese vlen vetëm për numërim, për statistike .

Këto gjallesa vlen vetëm ti numërosh , ti shprehesh ne përqindje , ne mesatare , e shpërndarje probabilitet , por nuk mund ti konsiderosh. E kur numërimi është rutinor e verteta e shëmtuar te perqesh ne sy duke te treguar hidhtasi qe jo cdo gje qe numerohet ka .

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 15:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...