Partia Demokratike: Edi Rama mbushi kutitë dhe manipuloi rezultatin

Hënë, 01 July 2019 12:50

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka bërë publike fakte nga mbushja e kutive dhe manipulimi i zgjedhjeve nga ana e Edi Ramës, i cili kërkon me çdo kusht të kapo rezultatin e vitit 2017. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Çështjeve Zgjedhore në PD, Ivi Kaso bëri një listë të bashkive ku ka përfunduar numërimi dhe numri i votave është më i madh se i votuesve.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos:

Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi.

Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.

Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më  shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi.

Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota. Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar

Bashkia Lushnjë me 843 vota.

Malësia e Madhe me 665.

Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë

Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.

Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...