OSBE akuza policisë së Lleshit: Dhuna ndaj gazetarit e papranueshme

Hënë, 01 July 2019 12:54

OSBE ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj gazetarit të News24, Enver Doçi. Gazetari Doçi u dhunua nga policia, teksa po filmonte momentin e arrestimit të disa personave. Lidhur me këtë ngjarje, OSBE shprehet e shqetësuar, duke thënë se dhuna ndaj një anëtari të medias është e papranueshme.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, OSBE iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë për incidentin e ndodhur në Dibër, si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve.

“Të shqetësuar për sulmin ndaj gazetarit të News24. Sulmi fizik ndaj gazetarit të News24, Enver Doçi. Dhuna kundër një anëtari të medias, e pa-pranueshme. Sulmi ndaj gazetarit gjatë operacionit të policisë. Thirrje autoriteteve të hetojnë incidentin ndaj gazetarit. Thirrje autoriteteve të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve”, thuhet në reagimin e OSBE.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...