Mediat e huaja: Votimet në Shqipëri, kritika të forta nga vëzhguesit ndërkombëtarë

Hënë, 01 July 2019 20:23

Jehona e votimeve moniste të 30 qershorit i kalon kufijtë e Shqipërië.

Pas një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare, e fundit në rradhë vjen nga Kanadaja.

Në një shkrim të sajin, portali 660 News, shkruan ndër të tjera se, “Zgjedhjet në Shqipëri kritikohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, duke iu referuar edhe raportit të sotëm të OSBE/ODIHR.

Në një raport paraprak mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE/ODIHR, shprehet se "votuesit ishin nën presion", shkruan portali kanadez.

Më tej, 660 News shkruan se, zgjedhjet për kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiake do të fitohen bindshëm nga Partia Socialiste në pushtet pasi zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Sa i përket ndërhyrjeve të presidentit Ilir Meta, media e Kanadasë thekson se, “presidenti Ilir Meta i anulloi zgjedhjet, duke thënë se ata do të ishin jodemokratikë pa opozitën. Kryeministri Edi Rama refuzoi ta bëjë këtë”.

Modifikuar më Hënë, 01 July 2019 21:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...