Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, duan ndryshimin që nis me sistemin

Hënë, 01 July 2019 20:25

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë tha se dje 85 për qind e shqiptarëve refuzuan pushtetin e lidhur me krimin

“Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari.

Marrezia e 30 qershorit tregoi se ccfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij.

Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime

Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes

Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi

Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi.

Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri dje, ne te gjithe Shqiperine.

85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes.

85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen

85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin.

Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj.

85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe

Kurre me krimi te mos diktoje politiken

Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake

Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje

Kurre me punonjesit e administrates te mos poshëtrohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten

Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota

Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake.

Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij.

Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.”

Modifikuar më Hënë, 01 July 2019 20:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...