'Legjitimiteti i demokracisë në pikëpyetje'/ Surroi: Misionet fluturuese ndërkombëtare nuk janë zgjidhja

Tuesday, 02 July 2019 21:30

detë për korrigjim të kufirit ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë serioze.

Kështu shprehet analisti dhe publicisti i njohur Veton Surroi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Surroi thekson se, legjitimiteti i këtyre ideve në rrafshin ndërkombëtar në masë të madhe ka vdekur.

Por analisti nga Kosova nuk harron të komentojë edhe situatën në Shqipëri.

“Është për të ardhur keq që ekziston një polarizim i tillë në Shqipëri, ekziston një mungesë përbashkësie ndaj një ideje të avancimit të shtetit. Kemi të bëjmë me pikëpyetje për legjitimitetin e demokracisë në Shqipëri. Por për fat të keq po shtrohet në diskutim edhe legjitimiteti i shtetit dhe institucioneve. Kjo gjendje tejkalohet me një përbashkësi përmes një dialogu, me një kornizë më të gjerë, që analizon jo vetëm zgjedhjet, por edhe shtetin si të tillë, çka është e nevojshme të ndryshohet në kornizën kushtetuese apo ligjet zgjedhore. Kjo më pas do prodhojë një dialog autentik, një ide të një Shqipërie europiane. Nuk mundet që çdo cikël zgjedhor të prodhojë dilemën e vitit 1989, pse shqiptarët të jenë të vetmit në Europë që vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të tyre", është shprehur Surroi.

I pyetur se nga mund të vijë zgjidhja, Surroi tha: “Unë mendoj se duhet të ketë një vullnet autentik të shqiptarëve, të palëve politike, të shoqërisë civile, të figurave intelektuale, që duhet të marrin pjesë në një aktivitet që u përket shqiptarëve, nuk është çështje e misioneve fluturuese ndërkombëtare, që vijnë dhe japin zgjidhje të shpejta dhe largohen. Me ato zgjidhje duhet të jetojnë shqiptarët”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...