Mediu: ODIHR e tha qartë, dekretin e presidentit e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese

E mërkurë, 03 July 2019 17:52

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk respektuan asnjë ligj.

Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit, ndërsa tha se ky i fundit vijon të manipulojë votat e shqiptarëve edhe në këtë proces ku nuk kishte garë, por vetëm votime socialiste. Gjithashtu Mediu theksoi se shifrat e pjesëmarrjes treguan se shqiptarët refuzuan kryeministrin e Edi Ramës.

“Zgjedhjet ishin pa kandidatë dhe këto zgjedhje nuk u respektua asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë unë mendoj se opozita duhet të denoncojë sjelljet e kësaj qeverie. Rama ka qenë pjesë dhe protagonist i vjedhjeve dhe manipulimit të zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje, që ishte vetëm ai vijon të vjedhë votat. Ka një raport të ODIHR, që flet për parregullsi zgjedhore. Këto zgjedhje janë braktisur nga elektorati i majtë dhe nga të gjithë shqiptarët”-tha ai.

Ai shtoi se zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës në 13 tetor do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike.

“Opozita ka ruajtur një raport të drejtë me qytetarët. Shqiptarët kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve. Pas 30 vitesh patëm zgjedhje me një kandidat. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”-u shpreh Mediu.

Aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, theksoi se drejtuesit e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. Ai tha se ata nuk kanë shkelur asnjë ligj, por thjesht po repektojnë dekretin e Presidentit të Republikës.

“Dekreti i presidentit iu ka dhënë të drejtën dhe raporti i OSBE/ODIHR ka certifikuar qëndrimin e tyre. Krerët e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. Ata kanë respektuar dekretin e Presidentit të Republikës”-theksoi ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...