Gjykatat po i lenë të lirë/ Manjani: Akoma s'e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!

E mërkurë, 03 July 2019 18:05

Pas lirimit që gjykatat e vendit po i bëjnë të arrestuarëve nga rradhët e funksionarëve dhe simpatizantëve të opozitës, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në facebook Manjani ngre një pyetje thelbësore: “A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?”

Sipas tij, policia e shtetit dhe ministria e brendshme duhet të kërkojnë minimalisht të falur.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?

I liroi si arrestime të paligjshme dhe me akuza të pambështetura në prova.

Ku shkuan gjithë ato deklarata pompoze se arrestuan dhunues, zjarrvënës, pengues, goditës të rendit e të policisë?!

A kanë një ndjesë për të kërkuar të paktën?!

Akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...