Rakipi: Ndërkombëtarët marrin vendime kundër demokracisë

E mërkurë, 03 July 2019 21:32

I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila, nw RTV Ora gazetari Ylli Rakipi ka thënë se disa vendime të ndërkombëtarëve janë në kundërshtim me demokracinë, vetëm për hir të stabilitetit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Rakipi: Unë nuk besoj se sjellja e ashpër e Metës ndaj të huajve, është sjellje e ashpër vetëm ndaj të huajve. Të huajt sot janë në një raport, që marrin disa vendime dhe ndikojnë tek këto vendime që shkojnë kundër demokracisë, kundër sistemit demokratik.

Hila: Erdhi puna që ne tu mësojmë të huajve demokracinë?

Rakipi: Është një pyetje që nuk duhet të ma bëni mua, mund tua bëni të huajve këtë.

Hila: Unë mendoj që nuk ka ardhur dita që tu mësojmë të huajve demokracinë.

Rakipi: Ju keni punuar diplomat. Ju e dini më mirë se unë, si diplomat, që për hir të stabilitetit SHBA, BE, kanë sakrifikuar shumë dhe kanë dorëzuar demokraci të rëndësishme, më pas i kanë vuajtur popujt respektiv dhe jo elefantët.

Hila: Por jo neve që na kanë konsideruar si partnerë.

Rakipi: Kush të ka konsideruar si partnerë? Në NATO po futet edhe Maqedonia, pas një veprimi shumë të dobët. Pasi ka ndërruar emrin. Pas disa kohësh, të pakuptueshme për demokracinë perëndimore, ku u vendos dhe u pranua emri i Maqedonisë, më në fund Maqedonia do të pranohet në NATO.

Hila: Maqedonia nuk është shtet për tu tallur.

Rakipi: Për tu tallur është,sepse është shtet i fabrikuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...