Avokati i njohur në SHBA: Soros kontrollon qeveritë, ja ç’bëri në Shqipëri në 30 qershor

E mërkurë, 03 July 2019 21:34

Avokati i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka tërhequr vëmendjen në Shtetet e Bashkuara me intervistën e tij në Fox News

I ftuar në ‘Fox and Friends”, një ditë pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në Tiranë, Lumaj është shprehur se mandati majtist, George Soros, kërkon të kontrollojë dhe komandojë qeveritë e vendeve ish socialiste në Europë, përmes milionave të tij.

Avokati i njohur nuk harron pa përmendur edhe votimet e 30 Qershorit duke deklaruar se pas tij fshihet pikërisht Soros.

 

“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë. Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, shprehet Lumaj.

 

Aktualisht Peter Lumaj është një avokat i njohur, i çështjeve të imigracionit. Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.

Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në Shkurt të vitit 2012, kur ai si shqiptari i parë në histori, i lindur në vendin tonë kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...