Kryemadhi uron 4 korrikun: SHBA aleati ynë në përballimin e sfidave të demokracisë

E Enjte, 04 July 2019 12:31

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, SHBA është sot aleati ynë më i madh në përballimin e sfidave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në një status në facebook, ku uron ditën e pavarësisë së SHBA, Kryemadhi shkruan se ne festojmë në këtë ditë, me mirënjohjen e thellë për frymëzimin që simbolika e saj ka sjellë për breza të tërë shqiptarësh

“Në 4 korrik 1776 baballarët themelues të SHBA nisën rrugëtimin e lirisë dhe të barazisë mes njerëzve, duke krijuar edhe ndjenjën e fortë të përkatësisë të një kombi që qëndron si simboli më i spikatur e frymëzues për qytetarët e botës.

Ne festojmë në këtë ditë, me mirënjohjen e thellë për frymëzimin që simbolika e saj ka sjellë për breza të tërë shqiptarësh. Asnjë komb tjetër nuk ka qenë aq pranë atij shqiptar në historinë e tij moderne.” Shkruan Kryemadhi ndërsa shton se SHBA u bë shtëpia e qindra mijëra shqiptarëve që rendën pas lirisë, mundësive dhe prosperitetit.

“Shqiptarët gjetën tek vizioni uillsonian për rendin botëror, aleatin më të fortë në luftërat e tyre për pavarësi e identitet kombëtar. Ata u rreshtuan në krah të SHBA me përkushtim në luftën kundër nazi-fashizmit.

SHBA u gjend ne krah të shqiptarëve kur ata nisën rrugën e demokracisë dhe të lirisë, në vitet 90’, dhe përsëri në momentet e mëdha historike të anëtarësimit në NATO, dhe të çlirimit e pavarësimit të Kosovës.” vijon më tej Kryemadhi.

Në përfundim të reagimit të saj Kryemadhi shkruan se sot SHBA qëndron si aleati ynë më i madh në përballimin e sfidave të konsolidimit të demokracisë, ndërtimit të shtetit të së drejtës, forcimit të sigurisë e paqes në rajon e më gjerë, por edhe të integrimit tonë në Evropë.

“Prandaj, 4 Korriku është edhe festa e shqiptarëve. Gëzuar Festën e Pavarësisë! God Bless USA! ” përfundon Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...