Berisha: Pseudoreforma e Sorosit i dha Ramës të gjitha pushtetet!

E Enjte, 04 July 2019 12:50

Nga deklarata e ish-Kryeministrit Sali Berisha para mediave sot, nga selia e PD-së.

Çfarë mendoni për propozimin e z. Meta për mbajtjen edhe të zgjedhjeve presidenciale?

Këto janë çështje....Mos e pyesni një ish-President se si duhet të zgjidhet një President. Unë jam një ish-President, nuk hyj fare në çështjet e zgjedhjes së Presidentit.

  1. Berisha, po deri në zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese, çfarë rruge do të ndjekë opozita?

S’ka asgjë më qesharake se kaq.  Dy gjëra janë qesharake t’ua thuash shqiptarëve. Këta harrojnë një gjë. Shqiptarët kanë shumë të meta dhe në profilin e tyre psikologjik kanë defekte, por një gjë kanë:  sapunin për djathtë nuk e hanë. Ta harrojë kush! S’e kanë ngrënë në atë kohë kur s’kanë pasur as dhjetë vetë me shkrim e këndim, por vetëm eksperiencën e natyrës.

Ata që u thonë shqiptarëve të gjykojë Gjykata Kushtetuese , pasi është varrosur - pasi është varrosur i dënuari -  ata bëjnë një propozim qesharak, sikundër, po kaq qesharak është dhe ideja se të hetojë drejtësia regjistrimet që faktojnë në mënyrë flagrante se Shqipëria drejtohet nga një narkoshtet.

Cila drejtësi të hetojë?!

Narkodrejtësia?!

Cila mafie në botë heton veten?!

Nuk jam kundër, se nësë drejtësia do të kishte hetuar, nuk do të ishte kurrë kjo situatë në Shqipëri.

Nëse drejtësia do të ishte marrë me krimin elektoral, nuk do të ishin këto zhvillime. Por qe ajo pseudoreformë e Xhorxh Sorosit që do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet, e cila bukosi dhe shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi.

U them këtyre zonjave dhe zotërinjve, mafia nuk heton veten. Mafia nuk heton veten e vet. Ndaj shqiptarëve të mos u sugjerojnë gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, jo një vend në ndërtim e sipër, me pushtet të kapur, me ekzekutiv të kapur, me legjislativ të kapur nga një kryemafioz, që meriton të quhet jo Edvin Kristaq Xhelati, por Edvin Kristaq Abdyli, Edvin Kristaq Lala etj.

Kë do të hetojnë, u them këtyre zotërinjve?! Kush e pengoi hetimin?! Opozita e pengoi hetimin?! Opozita s’ka dashur të hetohet krimi elektoral?! Po s’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Mendoni ju se mund të ngushëlloni shqiptarët me deklarata të tilla?! Ndaj dhe po shkon kjo punë në këtë rrokullisje.

Njerëzisht do t’u kërkoj të mos ndërhyjnë me gjëra të cilat përpiqen të mbrojnë indirekt me çdo kusht palën e mafias, narkomafian në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...