KLSH: Ilaçet ruhen pa kushte, mungon kontrolli edhe për skadencat

Saturday, 06 July 2019 16:24

Barnat në farmacitë spitalore janë pa kushte dhe sistemi i lajmërimit për skadencën e tyre nuk funksionon në mënyrën e duhur. Këto janë disa nga gjetjet kryesore që vihen në pah në raportin e hartuar nga KLSH për “Cilësia dhe siguria e barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shërbimin spitalor”.

Ilaçet në farmacitë e shërbimeve spitalore janë në kushte jo të favorshme. Ky është një ndër konkluzionet kryesore që KLSH ka nxjerrë në krye pas auditimit të kryer për Cilësinë dhe sigurinë e barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shërbimin spitalor”. Në auditimin e KLSH të nisur në 10 janar 2019 dhe përfunduar në 25 prill të po këtij viti, është gjetur se farmacitë e shërbimeve spitalore vuajnë nga mungesa e investimeve për rehabilitimin e ambienteve, të cilat janë në kushte jo të përshtatshme për të siguruar kushte optimale të ruajtjes së barnave sipas përcaktimeve të akteve normative dhe praktikave të mira në shërbimin farmaceutik.

Kryesisht ato janë ambiente me lagështirë dhe me mungesë të infrastrukturës së nevojshme, si: frigorifer profesional, kondicioner, kapa, etj. Në raport thuhet se sistemi i lajmërimit të barnave në prag të skadencës nuk funksionon në QSUT.

Sipas KLSH kjo është edhe një nga arsyet e krijimit të stokut të barnave të skaduara, duke sjell si pasojë pengesa ligjore për shtrirjen e efekteve në zbatim të nenit 4 të kontratës, pasi firmat furnitore zakonisht lajmërohen pas përfundimit të vlefshmërisë së kontratës 129.

Raporti thekson se Sistemi informatik Spitalor-SISP është i instaluar në QSUT, por funksionon në një rrjet lokal pra funksionon offline duke përpunuar të dhëna vetëm për llogari të QSUT dhe nuk mundëson lajmërimin e barnave në prag skadencës, si p.sh.. 1 muaj para siç është parashikuar në rregulloren e përgjithshme.

Raporti thekson se në spitalet publike në përgjithësi dhe në veçanti në QSUT gjenden më së shumti barna me pullë të rrjetit të hapur edhe kur ato janë pajisur me autorizim tregtimi të specifikuar “vetëm për përdorim spitalor”, si dhe në rastet kur ato jepen në formën e donacionit.

KLSH bën me dije edhe rekomandimet përkatëse për qendrat spitalore dhe Ministrinë e Shëndetësisë në të cilat kërkohet siguria e barnave dhe cilësia e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...