Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka folur ditën e sotme për thirrjet e mazhorancës për dialog dhe për zgjidhjen e krizës politike.
Në një postim në Facebook, Shehaj thotë se opozita nuk do bëjë kurrë marrëveshje me Edi Ramën.
Demokrati deklaron se kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet dhe dënohet kryeministri Edi Rama, pasi pretendon se do të jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm.
'S'do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm', shkruan Shehaj.