Një qytetar ka denoncuar presionin që Rama po u bën qytetarëve të cilët nuk pranuan të bëheshin pjesë e farsës moniste të tij duke refuzuar të shkonin të votonin.
Denoncimi është bërë nga banorë të fshatit Gjinar në Elbasan që thotë se për shkak të faktit që nuk pranuan të shkonin të votonin tani kërcënohen me urdhër nga lart për heqjen e ndihmës ekonomike.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish kryeministri Berisha që shkruan “Edvin Kristaq Avdyii/Lala/Keshi ndërpret ndihmën ekonomike për ata që refuzuan narkofarsën moniste!
‘Edvin Kristaq Avdyii/Lala/Keshi nderpret ndihmen ekonomike per ata qe refuzuan narkofarsen moniste!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha
Un jam nje banore e fshatit Gjinar te Elbasanit,ne fshatin tone banoret u detyruan te shkojne te votojne. Disa nga familjet qe nk kane votuar (perfshire dhe familjen time) tani kercenohen me urdher nga larte na thone per heqjen e ndihmes ekonomike. Kjo ndihme ekonomike eshte e vetmja e ardhur per shum familje, nese hiqet kjo ..me cfare do jetojne keto familje??!
Te gjitha sepse jane mbajtur shenim kush ka votuar e kush jo ...
Votimi eshte zgjedhje e lire por mesa duket ketu ne vendin gjerat po kthehen shum mbrapa,ne kohen e komunizmit Ku jemi te detyruar te votojme e t'ju bindemi per te mbijetuar ..”