Ndërkohë që liderët e rajonit kishin një qëllim në samitin e Poznanit në Poloni, atë të marrjes së miliona eurove nga BE si financime për vendet e tyre, kryeministri Edi Rama, u paraqit në samit vetëm për të bërë klounin.
Mesa duket të gjithë liderët e Europës nuk po e marrin seriozisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe pranojnë të takohen me të vetëm për të dëgjuar barcaleta.
Top Channel i Ben Blushit, ka bërë dhe foto ekskluzive të kryeministrit shqiptar Rama me kryeministren angleze në ikje Tereza May, e cila siç shihet edhe në foto po shkrihet gazit nga batuta e Ramës.
Mesa duket May ka preferuar të zbusë pak dhimbjen e ikjes nga pushteti dhe për këtë ka zgjedhur që të zhvillojë takim me kryegaztorin e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama, i cili edhe pse ka humbur popullaritetin në vendin tonë si kryeministër, nuk zhgënjen asnjëherë si humorist.