Edhe pse fundjavë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar me organizimin e strukturave për pjesëmarrjen në protestën e së hënës, me 8 korrik.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto nga zyrat e LSI-së, teksa komunikon me strukturat e partisë. Kryemadhi shprehet se qëndresa e qytetarëve ndaj regjimit të Edi Ramës është e jashtëzakonshme.
Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook:
“Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, k
Kryemadhi ne FB: Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.
Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.