Nga Oerd Bylykbashi –
Halli i Rames po e degradon KQZ ne karagjozllek qe te kthen stomakun mbrapsh. Ne nje logore te gjate, kater militantet e tij ne KQZ benin piruete sot qe te justifikonin pacavuren e shifrave qe kane kaq dite qe i katranosin perdite.
Kuzhiniereve te KQZ u ka rreshqitur dora the tenxherja ku po gatuajne rezultatin e votimeve po derdhet. Nuk mban me uje pilafi, dhe ka perfunduar ne llape orizi. Kush ka patur femije semure me traktin gastro-intestinal e di mire kur duhet llapa e orizit pa kripe e vaj. Edhe Rama ka hall, ka te prera barku dhe kuzhinieret e tij ne KQZ po japin e marrin me ballin gjithe djerse e perparesen gjithe zhul manipulimi. Sot u kishte ardhur ne ndihme edhe Endri i Rames, qe kishte shkruar nje tufe me budalleqe qe as vete nuk i kupton.
Perlat ishin pa fund ne deklaraten e gjate sqaruese te KQZ. Medemek sipas tyre, te dhenat e pjesmarrjes se deklaruar nuk kane rendesi sepse nuk jane zyrtare. Se pari pjesmarrja eshte pjese e transparences, por pikerisht kjo i djeg Rames, transparenca. Se dyti, komisionet e qendrave te votimit i raportojne periodikisht rezultatet sepse ka nje akt nenligjor qe disiplinon dhe detyron raportimin me te dhena qe merren duke numeruar nenshkrimet ne listen e zgjedhesve ne momentin e raportimit dhe jo sepse komisioneret raportojne per hobi. Se treti, raportimi periodik nga cdo qender votimi behet pikerisht qe te mos sajohet ne fund pjesmarrja.
KQZ thote qe gabimi ne raportim vjen nga raportimi me telefon dhe se zonat e largta me mbulim te keq valesh telefonike kane ndikuar. Ja po e pranojme nje moment kete mufke. Po ne Durres qe eshte fushe dhe gjysem ore larg KQZ, pse pjesmarrja e deklaruar nga KQZ sipas raportimeve me telefon, pse eshte e njejte me ate qe raportojne vezhguesit e PD jashte cdo vendvotimi, por ne kuti gjenden rreth 5.500 vota me shume? Po skandali qe e tegon vete tabela e KQZ per Elbasanin? Cfare jane keta votues fantazme? Po mashtrimin me perqindje qe beri KQZ per oren 11:00 duke deklaruar 12% pjesmarrje kur shifrat e raportuara nga komisionet tregonin vetem 6%? Apo edhe per kete e kishin fajin valet e telefonise celulare nga nje zyre e KQZ ne tjetren?
Pale kur deklarojne se sekretaret e komisioneve nuk kane deklaruar shifrat e sakta sepse listat e zgjedhesve me nenshkrimet e zgjedhesve i kishin vetem kryetaret! Medemek, kryetari socialist i komisionit nuk ia jepte shifren sekretarit socialist te komisionit. Cfare karagjozlleku!
Nuk ka ndodhur kurre me pare kjo fshehje e te dhenave nga KQZ dhe kurre nuk ka patur debat per pjesmarrjen. Po ndodh kesaj rradhe sepse Rames i duhet pjesmarrja, jo rezultati. Ne 2009 Rama u enjti veshet shqiptareve me slloganin “Hap kutite ose largohu!”. Urdheri i tij sot per kater kamikazet socialiste te KQZ eshte: Mos hapni kutite sepse largohem!