Korrupsion e krim, ja pse BE s'i jep Shqipërisë asnjë qindarkë! Ta rrëzojmë modelin ekonomik Rama!

Diel, 07 July 2019 14:00

“Korrupsioni dhe krimi janë arsyet pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë.” Kështu deklaroi sot në një deklaratë për media, ish-deputeti Agron Shehaj nga selia e PD, lidhur me Samitin e Poznanit në Poloni, prej nga kryeministri Edi Rama u kthye duarbosh.

Shehaj tha se qeveria qëllimisht i ka larguar investitorët perëndimorë nga vendi dhe ka joshur ata lindorë ose shqiptarë; që nga bregdeti, nafta, portet, aeroportet, shëndetësia, arsimi. Çdo gjë është vënë në kontroll nga një dorë klientësh të PS.

Droga po shkatërron strukturën ekonomike të vendit. Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike të Edi Ramës është varfëria dhe ikja e profesionistëve dhe e rinisë. Rrëzimi i këtij modeli ekonomik është prioritet kombëtar, theksoi Shehaj.

 

Login to post comments