Si të ndalim shkretëtiren ekonomike dhe hemoragjinë kombëtare?

Diel, 14 July 2019 11:26

Nga Edmond Panariti

Si të ndalim shkretëtiren ekonomike dhe hemoragjinë kombëtare?  

Ka vetëm një rrugë, ka vetem një mënyrë! Ta kthejmë ekonominë nga ekonomi e korporatave, në ekonomi familjare dhe të individit: Si? Kryesisht me nxitjen e biznesit të vogël dhe te mesem. Me çfare? Ja disa propozime: Të mbillet vendi me biznese të vegjël familjarë kudo, fushë, kodër, mal...Rikthehen, minifermat, stanet, baxhot , pikat e therjes, perpunimit mishit, qumështit, frutave në fshat kudo, ngado.

Ngrihen dhe licencohen me shpejtësi tregjet të vegjel me prodhime të këtyre prodhuesve dhe përpunuesve lokale buzë rrugëve dhe nyjeve kryesore të vendit… Bujtina dhe minirestorante me promovim të fortë të origjinës dhe traditave kudo, ngado të kombinuar me elemente zbavitës dhe rekreative.. Hapet tregu rritet konkurrenca. 

Asnjë taksë dhe tatim për pesë vite për të rinjtë që hapin dhe regjistrojnë biznes dhe mbeshtetje e tyre me grant  per 20% të investimit fillestar. Shteti vendos të bleje vetëm prodhimet e ketij biznesi të vogel, me kontrate, për furnizim të spitaleve, azileve, forcave të armatosura, të rendit etj dhe vetëm kur nuk ka prodhim vendi i drejtohet korporatave dhe importit për furnizim. Subvencione (para të dhuruara) vetëm për të vegjëlit, ndërsa kredi të favorshme me garanci shtetërore për të mëdhenjtë. Rishikim i marrëveshjes së tregëtisë së lirë..

Të zbatojmë masat jo tarifore të parashikuara në marrëveshje për të ndalur kthimin e vendit në "kosh plehrash" prodhimesh jashtë standardit. Të ndalet importi i produkteve të subvencionuara në origjinë, sepse "vrasin" prodhuesin tone. Vetëm keshtu plaga do të zerë, kore dhe të fillojë shërimin!

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...