Skandali/ ‘Kandidate për KB dhe anëtare e KZAZ-së’, avokati: Punon edhe në kompaninë e kryetarit të zgjedhur

Diel, 14 July 2019 12:01

“Zgjedhjet e 30 Qershorit në Bashkinë Vau Dejës janë modeli i një procesi të dështuar dhe të manipuluar”. Kjo ka qenë deklarata e avokatit të njohur për çështjet zgjedhore, Jordan Daci i cili po merret pikërisht me këtë çështje në Bashkinë Vau Dejës.

Daci ka vënë theksin tek fletët e votimit ndërkohë që ka argumentuar se dokumenti doganor i siguruar tashmë dhe i bërë public, është një provë e fortë e cila hedh dyshime të arsyeshme se procesi i zgjedhjeve të 30 Qershorit është i manipuluar.

Nga ana tjetër, ai rëndit edhe një sërë shkeljesh të tjera të procesit siç është edhe rasti i anëtares së KZAZ 6 e cila sipas tij, përveç se e punësuar në kompaninë e kandidatit të PS-së, është edhe kandidate në listën e këshilltarëve të Partisë Socialiste .

Daci u shpreh se ka prova të mjaftueshme që procesi të bëhet nul. Ai tha ndër të tjera se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për të hedhur poshtë procesin dhe zgjedhjet të ribëhen në Bashkinë Vau Dejës .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...