Presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.
Por kush është Prof.Dok. Petraq Milo? Ai është një personalitet me eksperiencë brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu pikaset për kontributin në drejtimin e institucioneve fiskale e bankare në Kosovë.
Zgjedhja e presidentit është mbështetur fort tek përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe tek bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian.
“Presidenti Meta do ta dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore”-thuhet në deklaratën e Presidencës.