Nga Sali Berisha
Prapa ndryshimit të ligjit për blerjen e floririt, fshihet vendimi i Edvinit për të blerë ar, me paratë e drogës.
Prapa ndryshimit të pashembullt të ligjit për blerjen e florit dhe argjendit nga shteti, duke ia kaluar këtë të drejtë, nga vendim i Këshillit të Ministrave, organ kolegjial, tek vendim personal, pra vetëm i Edvin Kristaq Drogës, fshihet një qëllim ogurzi.
Kështu me ndryshimin e ligjit nr. 9000 dt 10.4.2008 “Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A (ku futen argjendi dhe floriri) në një akt të pashembullt kalon nga kompetencë e Këshillit të Ministrave, në kompetencë ekskluzive të Kryeministrit, pra të Edvin Kristaq Drogës dhe vetëkuptohet, të rrethit të tij të ngushtë, pra nga një vendim kolegjal transparent, që merrej në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tani kalon në një vendim të skutave të errëta të Edvin Kristaq Mafisë, Don Djall Agaçios dhe ndrikull Vali Bizhgës!
Me këtë vendim çelet plotësisht rruga që klani i drogës Edvin dhe Olsi Rama, të mund të kthejnë haptas në flori, paratë e tyre të drogës duke u shërbyer nga supermafiozë si Sekretari i Përgjithshëm i mafies të narkoshtetit shqiptar dhe ndërlidhës kryesor i saj me Ndragetën, Don Djall Agaçio, konfidente Ndrikull Bizhga e apasionuar pas thirrjes në zyrën e saj, të nënkontraktorëve shqiptarë të firmave të huaja të ndërtimit të rrugëve dhe, besnikja me jetë e Zonjës Basha, ndrikull Falimenti, që zëvendësoi Zho Zho-në, i cili vidhte çdo minutë, orë dhe ditë, por transaksionin narkoeuro-flori refuzoi që ta merrte përsipër si dhe supermafiozë të rrethit të tyre të ngushtë.
Me autorizimin e vetes me ligj për transaksione të floririt dhe argjendit, Edvin Kristaq Mafia heq çdo maskë dhe konfirmon veten si kryehajduti dhe kryetrafikanti i regjimit të tij të kakistokracisë!
Rama ik!
Fitore!