Grupit të “Toyota Yaris” i sekuestrohen euro, tokë në bregdet e troje

E mërkurë, 17 July 2019 16:37

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Mijëra euro, tokë ranishe, tokë arë, troje e godinë banimi janë vendosur nën sekuestro preventive si pjesa e fazës së  dytë të operacionit të nisur në qershor të vitit të kaluar ku sekuestruan  3.4 milionë euro në portin e Durrësit në një automjet tip “Toyota Yaris”.

Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:
Shuma prej 72 000 € eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

 

Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Policia e Shtetit është e vendosur që nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, të gjurmojë, evidentojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...