Jo dafina që s’ka parë, por po fle mbi gjemba

E mërkurë, 17 July 2019 19:28

“Nuk do flemë mbi dafina” deklaroi sot Rama në një nga ato daljet e tij të zakonta, të gjitha në funksion të propagandës dhe larg asaj që shqiptarët presin prej 6 vitesh, që dikush t'i qeverisë. Që njeriu që kanë për kryeministër tu sigurojë mirëqenie, paga më të mira, vende pune, ushqimin e shportës, më pak taksa, shëndetësi më të lirë, ujë e drita. Këto do të ishin “dafinat” për të cilat flet Rama. Por të gjithë e dimë që ai po fle mbi gjemba në këto 6 vite, e jo mbi dafina. Gjembat e rilindjes e shpojnë Ramën njëra pas tjetrës, pa kaluar dhimbja e gjembit të parë, e shpon gjembi tjetër. 

Ka mese 6 vjet që vendi është peng i sektit të Rilindjes që s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Sot nuk ka asnjë personalitet të rëndësishëm, sepse ai zëvendësoi çdo figurë, çdo lëvizje, çdo mendim e çdo risi që ajo parti solli në vitet e para të tranzicionit. Në vend të tyre Rama solli klounët e vet, si dhe kriminelët që i mblodhi ku mundi.
Në 2013, në pushtet erdhi një bandë e rrezikshme, e financuar nga një fondacion privat që e ka kthyer vendin në një kasaphanë PPP-sh dhe gazi lotsjellës.
Ky sekt e ka kthyer vendin në një kasaphanë droge, kanabisi, kokaine, lufte mes bandash rivale nëpër qytete, ku sundon mjerimi e pasiguria për jetën. Është rritur ndejshëm borxhi publik, koncesione ku fitohen miliona nga buxheti i shtetit. Të mos harrojmë edhe faktin se nga ky sekt qeverisës u futën në Parlament 20 banditë, duke përfshirë edhe vrasës. Nuk ka në këto 6 vjet asnjë vepër publike, asnjë investim i huaj, me përjashtim të nja dy tre stolave nëpër qytete apo sheshit “Skënderbej”, ku Velaij i bandës arriti shifrën e vjedhjes 20 milionë euro.
E gjithë banda ka fytyrat e Taluant Ballës, Edmond Begos, Saimir Tahirit, Habilajve dhe po ta shikosh mirë, me kujdes, ai vepron si grup i strukturuar i Habiljve.
E natyrisht, në krye është kapodanda, pastaj shpërndarësit e lajmeve apo të drogës, vijnë kollunët për argëtim dhe, sigurisht, edhe një “fiancier” i rëndësishëm.
Tashmë ka ngelur në parlament me deputetët që fituan mandatet e blera me lekët dhe dhunën e grupeve kriminale. Sot Parlamenti ka fytyrën e Avdylajve, ka fytyrën e shullazëve, ka fytyrën e frrokëve, ndokëve, bajrave, begove, habilajve dhe të gjithë grupit kriminal që e solli dhe po e mban në pushtet. Sot nuk është parlamenti i përfaqësisë së popullit por i një narkojunte të rrezikshme të instaluar me gjithë organizatat kriminale të strukturuara në vend./ Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 22:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...