Vasili: Rilindja përdhos më shumë Reformën në Drejtësi

E mërkurë, 17 July 2019 21:20

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, akuzon se qeveria pasi ka kapur Drejtësinë, tani sipas tij Rilindja kontrollon edhe se kush flet për Reformën në Drejtësi.

Shkas i reagimit të Vasilit, është bërë organizimi që do të bëjë Kuvendi i Shqipërisë, për promovimin e botimit parlamentar për këtë reformë dhe folës janë vetëm 3 politikanë nga PS-ja, Gramoz Ruçi, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj. Sipas tij, nga 140 politikanë që votuam pro Reformën, vetëm 3 nga PS-ja do të flasin.

”Kapen drejtësinë me ç’tu dilte përpara tani kapin edhe fjalën? Kuvendi organizon aktivitet për Reformën në Drejtësi, të miratuar tre vjet më parë. Do të flasë vetëm Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja nga politika. Sa mirë. Reforma u miratua me 140 vota por vetëm këta do flasin. Komisioni i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 kishte 10 anëtarë dhe disa zëvëndësuesa por prapë se prapë vetëm këta do flasin”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Kapen drejtësinë me ç’tu dilte përpara tani kapin edhe fjalën? Kuvendi organizon aktivitet për Reformën në Drejtësi, të miratuar tre vjet më parë. Do të flasë vetëm Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja nga politika. Sa mirë. Reforma u miratua me 140 vota por vetëm këta do flasin. Komisioni i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 kishte 10 anëtarë dhe disa zëvëndësuesa por prapë se prapë vetëm këta do flasin.

Kanë të drejtë vetëm këta që të flasin, se të tjeret as nuk dinë të flasin dhe as nuk dinë shqip. Vetëm këta edhe dinë, edhe të flasin edhe dinë shqip. Edhe 7 ligjet bazë të reformës u miratuan me tre të pestat e votave, që këta nuk i kishin vetëm por vetëm këta do flasin se vetëm këta dinë të flasin.

Çfarë turpi! Po si pranojnë të përdhosen në këtë farë feje. Sa meskine, sa të vegjel, sa mendje shkurtër dhe me verbëri provinciale janë. Le ta gëzojnë mocalin ku kuasin veç bretkocat. Shiheni vetë ftesen se këta mohimin nuk e kanë për turp fare.

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 21:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...