Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar

E Enjte, 18 July 2019 17:46

Nga Jorida TABAKU

I shndërruar në një noter të vjedhjeve qeveritare, pseudo parlamenti sot do të votojë kontratat e fundit korruptive dhe abuzive në favor tëoligarkëve. Sipas kalendarit sot gjoja përfaqësuesit e popullit (se në fakt janë përfaqësuesit e oligarkëve dhe krimit të organizuar) do të votojnë PPP-në e rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 mln euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 mln euro.

Dhe ironikisht, pasi do të miratojnë edhe këto kontrata e pasi kanë miratuar kontrata të tjera qindra milionë euro që janë sa 13% e PBB-së së vendit, parlamenti do të votojë ligjin për ndalimin e Ofertës së Pakërkuar. Nga 21 PPP të deklaruara deri më tani, 12 prej tyre janë me ofertë të pakërkuar ndërkohëqë qeveria gjoja do të miratojë një ligj për “ofertën e pakërkuar”. Të gjithë e dimë që kjo lëvizje është për t’i hedhur hi syve të FMN-së që me aq ngulm e ka kërkuar këtë ligj, por askush mos mendojë që specialistët nuk kanë gjetur rrugën për t’ia hedhur ligjit.

Këto akte të turpshme shoqëruar me një listë të gjatë ligjesh anti-kushtetuese si ligji Fusha për prishjen e Teatrit, ligji për ndotjen e mjedisit, ligji për të drejtën e autorit, ligji që lejon dhunën ndaj mjekëve, ligji në favor të lojërave të fatit e kështu me radhë.

Në gjashtë vjet vendi është drejtuar nga një qeveri e papërgjegshme dhe nga një parlament që ka noterizuar këtë papërgjegjshmëri dhe hajdutëri. Nje parlament që i është bindur deri në fund vullnetit të oligarkëve dhe kryetarit të tyre që sot drejton qeverinë, një aulë që i është përkulur vullnetit të bandave kriminale edhe duke i strehuar ato. Në 30 vjet demokraci zorr se mund të gjesh një parlament më të përlyer në krim, vjedhje dhe korrupsion se sa ky që sot mbyll punimet.

Me shumë mundësi, kjo është seanca e fundit e një parlamenti të tillë pasi jeta e tij nuk është e gjatë ngase nuk buron nga vullneti dhe vota e qytetarëve. Ajo çfarë shqiptarët duhet ta kenë të qartë është se ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet, do t’i dorëzojë Parlamentit të dalë nga vota e shqiptarëve jo nga paratë e krimit, ligjin Anti-Mafia dhe Anti-Oligarki. Ky ligj do të veprojë njësoj si ligji aktual anti-mafia por do të shtrihet edhe mbi kontratat korruptive të PPP-ve. Do të zerohen të gjitha veprimet që kjo mazhorancë ka kryer për të glorifikuar periudhën moniste duke i dhënë mundësi Institutit të drejtuar nga zoti Tufa të vazhdojë demaskimin publik të komunizmit.

Beteja jonë është për një Shqipëri Europiane dhe shqetësimi jonë është për shqiptarët jo për xhepat e oligarkëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...