Petrit Vasili: Gjyqit të popullit nuk i shpëtojnë dot kurrë!

E Enjte, 25 July 2019 08:27

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po vepron si një i çmendur me Teatrin.

Vasili shton se Rama dhe policët që kanë ushtruar dhunë mbi artistët dhe qytetarët do të kenë fundin e hidhur e do të përgjigjen përpara drejtësisë së popullit.

Në vijim postimi i plotë i Vasilit

Gjyqit të popullit nuk i shpëtojnë dot kurrë!!!

Dje i çmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artistë dhe qytetarë duke i lënë edhe pa ujë, ndaj në pranga do të perfundojnë!!!

Policia e të çmendurit Edi Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” që asnjë pikë ujë dhe asnjë kafshatë ushqim të mos arrinte tek mbrojtësit e teatrit.

Ky shkollëpak dhe trurrënuar së bashku me policinë, që sillet kafshërisht, nga dje janë dhe do mbeten fytyrat më të urryera dhe të neveritshme të një Shqipërie që ndryshe nga ata është fisnike më ideale, zemërgjerë dhe e mençur.

Të gjithë ata komandantë policie, gangsterë dhe perversë, që urdheruan turpin më të zi të policisë në 29 vjet pluralizëm, janë të gjithë të evidentuar dhe ndëshkimi i tyre do të jetë shumë i rreptë dhe shembullor.

Këta maskarenj të policisë, kundër çdo ligji, rrethuan mbrojtësit e teatrit, artistë dhe qytetarë.

Në gjyqin publik të tyre do t’u bëhen këto pyetje:

Mbi çfarë ligji ndodhej policia atje?

  1. Çfarë vendimi zbatonin për teatrin?
  2. Përse dhe me çfarë ligji garantonte policia plaçkitjen dhe lëvizjen e materialeve të teatrit?
  3. Pse policia u vu në shërbim të antiligjit, kur edhe me ligjin e qelbur të po vetë rilindjes procedura e Teatrit vazhdon dhe duhet të kthehen prapë në Parlament për të miratuar kontratën, gjithnjë sipas ligjit këllire të tyre?
  4. Përse në vend të garantimit të mbarëvajtjes së protestës policia kreu izolimin fizik dhe dëmtimin shëndetësor të mbrojtësve të Teatrit?
  5. Përse, mbi çfarë ligji vendimi apo urdhëri u rrethua dhe u izolua me ore të tëra Teatri duke marrë përsiper edhe rrezikimin e jetës së njerëzve duke u penguar edhe ujin?
  6. Përse u penguan nga policia qytetarët me anë të një dhunë të egër dhe violente, që t’u bashkoheshin mbrojtësve të Teatrit?
  7. Përse nuk u arrestuan nga policia personat që po lëviznin pa ligj materialet nga teatri por u inkurajuan dhe u morën në mbrotje prej saj?
  8. Përse policia nuk guxoi të paraqiste asnjë urdhër me shkrim që justifikonte veprimet e saj në mbrojtje të banditëve që lëviznin dhe hiqnin materialet e teatrit?

Këto janë vetëm disa nga çështjet për të cilat drejtuesit e policisë dhe pjesëtare të saj të zellshëm dhunues do të përgjigjen dhe do te perfundojnë në pranga.

Janë të evidentuar me foto dhe video pa fund dhe askush nuk i mbron dot nga fundi i hidhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...