Sa herë Edi Rama flet për “arritje”, sigurisht që bëhet fjalë për vjedhje. Nuk ka një projekt efikas sot të Rilindjes dhe Bashkisë se Lal Erit që nuk është skandal më vete. I gjendur në krizë besimi ndaj qytetarëve shqiptarë (por dhe shfaqje urrejtje prej tyre), shoqërisë civile dhe intelektualëve të këtij vendi me nismën më të fundit për shembjen e teatrit kombëtar, Edi Rama flet për projekte korruptive duke i shitur si suksese. Është e turpshme për një kryeministër që nuk ka asnjë punë të shënuar në kalendarin e tij të pushtimit të fronit kryeministror, që ka zero bilanc, arrin dhe numëron vetëm projekte pas të cilave vjen korrupsioni. Kur sot artistët janë në protestë, madje prej më shumë se një viti të mbështetur nga qytetarët dhe pjesa më e shëndoshë e shoqërisë dhe në mazhorancë nga shqiptarët, Rama paturpësisht përdori gjuhën e forcës duke çuar jo vetëm uniformat blu por dhe forcat speciale për të zbatuar një tjetër projekt korruptiv gjasmë në emër të ngritjes së një teatri të ri me PPP, por që një mal me kulla do të jenë sipër tij. Ajo zonë e shpallur zonë e mbrojtur do të shkatërrohet. E çuditshëm është që Rama për ta shitur si sukses të Bashkisë së Tiranës ngritjen e teatrit të ri, flet për një tjetër projekt korruptiv me kullë siç është stadiumi i ri. Në asnjë vend të botës nuk ka stadium me kullë si në Tiranë. Kjo është një shpikje shqiptare, kuptohet korruptive përmes PPP, të cilët po lulëzojnë shumë së fundmi. Siç duket Rama dhe zyrtarët e Rilindjes gjetën mundësinë të mbushin xhepat e oligarkëve dhe të tyre përmes këtyre pseudoinvestimeve të cilave që në nisje iu ndihet era korrupsion. Të tjera projekte të tilla janë dhe ai i rrugës së Arbrit, Milot-Balldre etj.
Çifti Rama-Veliaj tashmë janë garantuesit e lulëzimit të projekteve korruptive të PPP, kuptohet në një pjesë të tyre dhe me kulla e kjo siç duket është një sëmundje e vjetër e Ramës si ish kryebashkiak i cili betonizoi kryeqytetin me dhënien e mijëra lejeve të ndërtimit dhe tashmë të gjithë e njohin si mister betoni. Veliaj si zari i ti, si ushtar i bindur, po ecën nën gjurmën e padronit duke vijuar betonizimin e Tiranës ku mjaft lulishte të mbetura ende nga masakrimi prej Ramës po shkatërrohen dita-ditës nga Veliaj. Pra, siç shihet Rama nuk ka asnjë bilanc, sa herë del në media, ERTV, apo rrjetet sociale ai numëron veç vjedhjet tij.