'Delja e zezë e Ballkanit'/ BE hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, anashkalohet Shqipëria e Ramës

E Enjte, 25 July 2019 19:05

“Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!”.

Kjo është ajom çfarë shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha citon komisionerin për zgjerim në BE, Johannes Hahn, i cili gjatë një takimi në Shkup dha lajmin se në tetor do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Por Komisioneri Hahn nuk përmendi në asnjë rast Shqipërinë dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit, vendi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në historinë e Europës.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Lajm i hidhur per hapjen e negociatave!

Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!

Miq, ne nje vizite blic ne Shkup Komisioneri Hahn solli lajmin e shumepritur se ne tetor Bashkimi Europian do hape negociatat me Maqedonine e Veriut. Ne konferencen e tij per shtyp me kryeministrin Zaiev, Hahn deklaroi se ai “ishte i sigurte per hapjen ne tetor te negociatave nga Maqedonia e Veriut me BE”.

Por Komisioneri Hahn nuk permendi ne asnje rast Shqiperine dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit, vendi i narkoshtetit te pare dhe te vetem ne historine e Europes, vendi i vetem ne Europe qe riktheu pas tre dekadash monizmin politik eshte e ndeshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnje shans per hapjen e negociatave me BE.

Miq,siç kane faktuar zhvillimet e viteve 2016-2019, gjate te cilave eshte refuzuar ose anulluar kater here nga Keshilli i Ministrave te BE vendimi per çeljen e negociatave pavaresisht nga rekomandimi i Komisionit Europian, me Edvin Kristaq Mafine çelja e negociatave per shqiptaret eshte nje horizont qe behete gjithnje e me i larget dhe me i pakapshem.

Modifikuar më E Enjte, 25 July 2019 19:14

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...