Qytetarët hyjnë brenda bashkisë së Devollit: Nuk lirohen zyrat

Premte, 26 July 2019 12:37

Ashtu sikur u paralajëmërua, sot pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Devollit, në mbledhjen e të cilit do të bëjë betimin procedurial kryebaashkiaku i ri, Eduard Duro, i shpallur fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë depërtuar në ambientet ë Bashkisë, në shenjë kundërshtimi ndaj marrjes së detyrës nga Duro. Ky reagim i përkrahësve të opozitës është në koherencë me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u shpreh se zyrat e Bashkive të djathta nuk do të lirohen.

Ndërkohë njëjtë argumenton edhe kreu aktual i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehet se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se nuk do të lejojnë uzurpimin e njësisë vendore. Nallbati shtoi se 30 qershori nuk mund të njihet, pasi u anulua nga dekreti i presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Login to post comments