Alibia e trashë e Ramës për të fshehur planin mafioz, “Teatri Kombëtarë”!

Premte, 26 July 2019 11:59

E gjithë propaganda, kundër kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë e cila po udhëhiqet personalisht nga Edi Rama, po mbështetet në një hile. Synimi është që të përhapet perceptimi, se artistët dhe të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit janë, edhe kundër ngritjes së një Teatri të ri modernë. E vërteta është se askush nuk është kundër ndërtimit të një godine moderne për aktorët, por nuk mund të pranojnë që me alibinë e një tetari të ri, të rrëmbehen nga “i vjetri” rreth 9 mijë metra katrorë në zemër të kryeqytetit dhe ti jepen një klienti në oborrin e kryeministrit, për të ndërtuar kulla dhe pastruar plot 200 milion euro.

Pas përdorimit që Rama i bëri dje në mëngjes aktores së njohur Rajmonda Bulku (e cila e përgënjeshtroi pak orë më pas), ditën e sotme kryeministri ka abuzuar me deklaratat e një tjetër artisteje, Drita Haxhirajt.

“Aktorja e njohur Drita Haxhiraj, është ngjitur një jetë të tërë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ajo bën pjesë tek shumica e komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e një Teatrit të Ri Kombëtar në vend të kapanonit të ushtrisë italiane, i cili u kthye në teatër gjatë komunizmit dhe mbeti një karakatinë gjithnjë e më jodinjitoze, deri sot e gjithë ditën. Një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, e që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal (lëre pastaj KOMBËTAR), me mungesën e mjediseve për aktorët e me radhë.

DRITA HAXHIRAJ:

Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk. Aty janë sëmurur shumë aktorë. Në vitet 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga fëmijëria, Roland Trebicka. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm”, shkruan dhe citin aktoren në faqen e tij në FB, Edi Rama.

Ashtu si të gjithë aktorët pa përjashtim, duke përfshirë edhe këta që po protestojnë prej një viti e gjysmë, Haxhiraj, dëshiron kushte më të mira në godinë që fatkeqësisht është në situatë jo ideale. Por ajo në asnjë rresht nuk flet për shembjen e teatrit ekzistues duke ngritur më pas kulla në tokën e tij, pavarësisht se ato do të kenë brenda edhe një teatër.

Që nga koha që Edi Rama ka qenë ministër Kulture dhe në vazhdim kryebashkiak i Tiranës është kërkuar një restaurim total i godinës, por ai gjithmonë ka refuzuar. Edhe gjatë këtyre 6 viteve si kryeministër, ai e lejoi me qëllim degradimin e mëtejshëm të kushteve të Teatrit Kombëtarë.

Ndërkohë që jep me koncesion për plot 250 milion euro (që do merren me kredi të garantuar nga shteti) një rrugë si ajo Milot-Balldren që nuk i ka as 20 kilometra dhe nuk të çon gjëkund tani për tani, ai pretendon se nuk gjen dot 30 milion euro për Teatrin e ri. Përse nuk i merr nga banka po me kredi afatgjatë edhe paratë për një pasuri të publike siç është Teatri Kombëtarë?!

Nëse vini re me vëmendje deklaratën e aktores Drita Haxhiraj, të cilën e përdor sot kryeministri, aty thuhet tekstualisht:

Vetë ata (Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka etj) që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm.

Pra ajo thotë se “ ata donin vendin, territorin, por jo muret” dhe shton se amaneti i tyre ishte që teatri të jetë modern, “Por jo, për të përfituar ndonjë tjetër!”.

Edhe në një letër (shih faksimilen) drejtuar presidentit, kryeminstrit e kryatarit të Bashkisë nga aktorët Leka Bungo të cilin e përdori po dje Rama, Robert Ndrenika, Arben Derhemi dhe Genti Kame, kërkohet një Teatër i ri dhe bashkëkohor në truallin e këtij ekzistues, “por pa cenuar asnjë centimetër, të kësaj prone”.

Image

Në këtë këndvështrim, nëse i thua Edi Ramës që; “dakord meqenëse nuk je për restaurim, atëherë ngri një Teatër të ri modern mbi atë tokë aty, por pa kulla e kushedi çfarë tjetër siç e bëre me stadiumin”, atëherë ai të thotë, se nuk ka para prandaj po ja jap `Fushës`.

Pikërisht këtu qëndron, edhe hileja, alibija e trashë e projektit mafioz të Ramës. Edhe ky njësoj si artistë e shquar të përmendur më sipër kërkon “tokën, territorin”, por ndryshe nga ata që e duan për një godinë më bashkëkohore, e do për të ndërtuar një mostër gjigante betoni me vlerë 200 milion euro, ku do të pastrohen para të krimit dhe korrupsionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...