Pas 27 ditësh përfundojnë votimet e Ramës

Saturday, 27 July 2019 10:27

Edi Ramës i janë dashur 27 ditë që të përfundojë votimet monopartiake të nisura në datën 30 qershor.

Me 4 vota pro dhe 1 kundër, atë të kreut të KQZ-së, Klemend Zguri, 4 ushtarët e Edi Ramës të udhëhequr nga Denar Biba, kanë vendosur që të shpallin rezultatin e votimeve të 30 qershorit.

Edhe pse vetë votuan, vetë numëruan dhe vetë vulosë, Ramës dhe ushtarëve të tij u janë dashur 27 ditë për të manipuluar rezultatin e pjesëmarrjes në votime, pasi zgjedhje nuk kishte.

Login to post comments