Soreca, “aktori” i patalentuar për të folur për Teatrin Kombëtar

Hënë, 29 July 2019 14:42

Për të mbuluar mbështejten që i jep Edi Ramës, ambasadori i BE-së, Soreca, bën pirueta, gjoja diplomatike, për çështje të një korrupsioni flagrant. E cilësuam “ambassador i BE-së” për t’i kujtuar këtij zotërisë se reagimi i tij vjen pas kthimit pas që i bëri presidenti Meta ligjit për teatrin, pasi edhe Komisioni Evropian ka pasur vërejtjet e tij për mënyrën se si u hartua e më pas u kalua në parlamnet ligji që i hap rrugën Ramës, Veliajt për të prishur teatrin kombëtar dhe për të ndëetuar atje, një teatër plus një kompleks kullash, gjoja me PPP, ku fshihet një aferrë korruptive shumë e madhe, deri në 200 milionë euro.

Soreca tha se “çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e politizuar dhe se nuk është ai i cili duhet të thotë nëse duhet një godinë e re apo jo. Sipas tij kjo i takon autoriteteve shqiptare.  Natyrisht ai mund të mos flasë për teatrin, por korrupsionin që luhet aty a e shikon? Po artistët që protestojnë dhe kanë një vit e gjysmë para teatrit, nuk i shikon?! Po aktorë e faktorë të tjerë nuk i shikon që edhe ata janë kundër? Apo ai pret, komenton dhe aprovon vetëm ato që thotë e bën qeveria? Nëse nuk ka gjë për të thënë, nëse nuk di apo nuk ka informacione, të kaktën të heshtë, pasi në gjithë këtë hisotri, Soreca del si “aktori” më i dështuar, jo se nuk di, por s’e nuk do! Shkurt, është i kapur!…

Modifikuar më Hënë, 29 July 2019 16:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...