Rama fsheh kontratat për Stadiumin e Teatrin

Tuesday, 30 July 2019 14:04

Pangopësia e Edi Ramës, shfaqet çdo ditë e më tepër në me aferat e tij korruptive dhe të fshehta. Pasi “mbylli” aferën e stadiumit ‘Qemal Stafa’,  duke i bashkangjitur atij biznesin e kullën fitimprurëse, tani po kërkon të mbyllë edhe atë të Teatrit Kombëtar. Më kot mundohet të justifikohet me konferenca shtypi që nuk thotë asgjë, duke dashur të hedhë sa më shumë tym mbi aferat e verta korruptive. Dhe në çdo rast nuk ka aspak transparencë, as kontroll e as institucione. Kontratat e tij të lidhura me privatë janë të dyshimta, janë skandaloze dhe mbajnë era korrupsion. Asnjë lloj informacioni për kushtet, buxhetin apo koston reale të këtyre ndërtimeve publike. Gjithcka bëhet mes një rrethi të ngushtë e mes një grupi që ndajnë edhe fitimet mes tyre. Mungojnë emra, mungojnë data, mungojë shifra, mbi të gjitha mungojnë para nga buxhetii shtetit të cilat lëvizen nga Rama për llogari të privatit e pastaj rikthehen tek ai që i lëvizi në fillim. Absolutisht që gjithçka vërtietet në emër të  “progresit”, por që nuk është gjë tjetër veç korrupsion e vjedhje e pastër. Mjafton të kujtojmë se afera e TK, e denocuar me fakte reale nga opozita e media është jo më pak se 200 milionë dhe nuk ka aspak transaprencë, aspak letra të hapura. Asnjë kontratë publike. Po ashtu, vetëm pak ditë më parë me stadiumin Rama i shtoi biznesit të tij edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës. Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.  2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama.  Kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, do të vijë dita kur ky kryeminstër të japë logari.

Modifikuar më Tuesday, 30 July 2019 14:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...