Këshillat bashkiakë monopartiakë/ Dom Gjergj Meta: Kjo nuk quhet më demokraci

Premte, 02 August 2019 17:37

Ipeshkëv i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve katolikë më të njohur në vend dhe shumë aktivë në problematikat që kalon vendi dhe shoqëria shqiptare, është kthyer në qendër të vëmendjes me reagimin e tij më të fundit në Twitter.

Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, ku në shumë qytete po konstituoen këshillat bashkiakë monopartiakë, Dom Gjergji shkruan ndër të tjera se, ky është komunizëm.

“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale. Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste. Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht”, shkruan Dom Gjergj Meta në postimin e tij.

 

Image

Login to post comments