Dështimi i mbledhjes së KQZ/ Mediu: Jetojmë në një Republikë Bananesh

Saturday, 03 August 2019 13:16

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar më një shenim në faqen e tij në facebook pas refuzmit të socialsitëve për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ.

Ja postimi i tij i plotë:

Çdo gjë ka mare fund ska kushtetutë, ska shtet, ska Institucione, jetojmë në Republikë bananesh.

“Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.”

Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh Dekretit të Presidentit në fuqi dhe s'kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën. Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm. Kuvendi duhet të mbidhet menjeherë e të marre masa. Duke mos u paraqitur ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitike dhe kanë marrë hapur krah politik, si celul e Partisë Socialiste.

Opozita ka përgjegjesinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin Ndërkombetar dhe shqiptarët.

Login to post comments