Dhuna ndaj gruas në QSUT, jo veç një skandal

Saturday, 03 August 2019 13:28

Nga Bujar Nishani

Të nderuar miq, media ka publikuar një video ku shihet se si një grua dhunohet barbarisht nga një person në mes të ditës, në sy të publikut (në ambjentet e Spitalit Nënë Tereza), në prani të punonjëses (femër) të policisë.

Nuk është veç një skandal !

Janë disa !

Askush nga të ashtuquajturat OJQ, të cilat konsumojnë miliona nuk reagoi apo protestoi !

Asnjë reagim publik ndjese nga institucionet shtetërore për këtë barbarizëm në mes të ditës me diell në kryeqytet !

I pari që duhet arrestuar është punonjësja e policisë (vetëm police nuk mund të jetë), që bën sehir atë makabritet e nuk përdor forcën që ligji, shteti i ka dhënë.

Shteti ka detyrën, përgjegjësinë, detyrimin të ndërhyjë me të gjithë forcën e mundëshme ndaj dhunës barbare, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj një femre.

Por këta e shkatërruan shtetin, e gjunjëzuan atë përpara “të fortëve”, i kanë lënë qytetarët në mëshirën e të keqes !

Nuk ka më fjalë të thuash !

Login to post comments