Ne narkoshtet turistet nuk pelqehen, preferohen vetem trafikante!
Lexoni denoncimin e pushueses dixhitale. sb
Pershendetje i nderuar dhe shume i respektuar z. Berisha
Jame nje qytetare e Kosoves dhe dua te shprehi shqetësimin tim me pushimet e kaluara ne Sarande. Gjithsejt kemi qen 10 veta.
Mikpritja katastrofe shikime qnjerzore qe lente per te kuptuar shumë.
Ne diten e dyte djali i motres Olti 14 vjeqar te cilet jetojne ne Londer si femije qe jeton ne nje vend demokratik dhe ku funksionon Ligji shkon ne bazenin e hotel Selvia dhe pronari apo ai qe e menaxhon hotelin i versulet Oltit dhe e terhjek zvar ku i shkakton lendime deri ne gjakosje ofendon motren time dhe neve te gjithve me radhe me nje sjellje baniteske. Qe te mos eskaloj situata neve vendosem te ndrrojm vendin e plazhit. Jame thelle e indinjuar e brengosur q po ndodhe kshtu me Shqipërinë.
Ndoshta ju vjen qudi pse po ju shkruaj juve i nderuar dhe jo Policise autoriteteve perkatese por cilave ?
Ne qka po shendrohet Shqiperia jone.
Jame nje nene me nje djale 21 vjeqar dhe me bashkeshort te vrare ne lufte. Mos i harofsha tmerrin qe e kam perjetuar.
Une them ja tregofsha nates se varrit.
Vetem deshta te ju informoj dhe te shprehi shqetsimin tim.
Ju falenderoj per mirekuprim.
Harova te them se emrin e ARMANDOS nuk do ta haroj per jete ashtu si emrin e Millosheviqit.
Ju falenderoj paraprakisht