Po RAI 3 do t’a hedhin në gjyq?! Ylli Manjani, Ramës: Ç'u bë me gjyqin ndaj BILD

E Enjte, 08 August 2019 10:56

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, një ditë pasi në Rai 3 u shfaq dokumentari “Narcotica” që bënte fjalë për mafian shqiptare dhe lidhjet e mbështetjen me qeverinë shqiptare. Manjani pyet nëse Rai 3 do të hidhet në gjyq, duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi padi ndaj gazetës gjermane BILD, pasi kjo e fundit publikoi përgjime mbi dosjet 339 dhe 184, që hodhën dritë mbi manipulimin e votave në Dibër e Durrës dhe lidhjet e eksponentëve të Rilindjes me personazhe apo grupe kriminale.

 “Po RAI3 do ta hedhin në gjyq?! Na mbytën me “shpifjen” e përhershme që ne i mbytëm ata në drogë të trafikuar nga grupe me mbrojtje politike…

Firmose autorizimin! Meqë ra fjala, ç’u bë me atë gjyqin ndaj BILD?!”, shkruan Manjani.

Modifikuar më E Enjte, 08 August 2019 10:57
Login to post comments