Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot një video me projektet e disa rrugëve të reja që parashikohet të ndërtohen nga qeveria “Rama”. “Këto janë projekte për të vjedhur”, nënvizon Basha në mesazhin e tij që ka publikuar sot në Fb.
“Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, – shkruan kreu demokrat, – të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.”
Në vijim, Basha ka publikuar këtë video-fakt.