Vrasja e mbrëmshme mafioze në Vlorë është një ngjarje shumë e rëndë, por për instancat ligjzbatuese në vend kjo tashmë është bërë normale në qytetin e Pavarësisë.
Vlora është e mbuluar me gjak prej kohësh. Në qytetin bregdetar të Vlorës po ndodhin ngjarje kriminale të mëdha dhe se thuajse asnjë prej krimeve nuk ndodh për shkaqe banale, por për çështje shumë serioze të krimit të organizuar. Në Vlorë numri i të vrarëve i përket një bilanci lufte.
Në Vlorë mund të ndodhë që të grabitet një bazë ushtarake dhe përpos ca ushtarëve mos t’i hyj gjembi në këmbë askujt tjetër. Në fakt kjo gjë ndodh vetëm në një nga vendet anëtare të NATO-s dhe ky vend quhet Shqipëri.
Prishja e pazareve të drogës në Vlorë kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur, midis të cilëve edhe fëmijë.
Arsyeja kryesore pse situata është e tillë është sepse Edi Rama ka 6 vite që është deputeti i Vlorës dhe ai me dorën e tij ia ka dorëzuar qytetin kriminelëve.
Rilindja mbolli krim dhe varfëri në Vlorë. Mburret Edi Rama me investimet ne Vlorë por asgjë nuk ka shkuar në shërbim të ekonomisë së Vlorës dhe qytetarëve por në xhepin e Edi Ramës dhe një grup njerëzish të vegjël që mban rreth vetes.
Sot Vlora është nën pushtetin e krimit por atentatet mafioze nuk i bëjnë përshtypje Qeverisë pasi vetë e ka planifikuar prej vitesh një situatë të tillë.