Antimafia italiane: Nga viti 2016 dhe deri sot, si e sofistikoi Edi Rama "narko-shtetin" e tij!

Premte, 09 August 2019 13:16

Pasi rezistoi fortë gjatë viteve, 2015-2016, duke mohuar ne mënyrë sa epike aq edhe qesharake realitetin e shndërrimit të Shqipërisë në një fermë gjigante të kultivimit të kanabisit, Edi Rama, u dorëzua gjatë vitit 2017 dhe pranoi faktin që ja tregonin jo vetëm brenda vendit, por edhe të gjitha raportet ndërkombëtare dhe media të mëdha globale.

Për ta “harruar” këtë epokë, kryeministri ndërroi qimen dhe shpalli një aksion kombëtarë, për ta “zhdukur” Shqipërinë nga harta globale e vendeve kultivuese. Kujtojmë se rreth dy vite më parë, në 30 Gusht të vitit 2017, Edi Rama, në një takim me Task-Force të ngritur enkas për këtë aksion deklaroi se, “objektivi i planit kombëtar në luftën kundër kanabisit është arritur”.

“Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar që nga viti 1991. Ky është një sukses i rëndësishëm dhe një shembull kuptimplotë për sa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit përmes bashkëpunimit me të gjitha strukturat ligjzbatuese”, tha kryeministri live atëherë.

Gjithashtu në të njëjtin takim ai paralajmëroi, “një shtrirje shumë më agresive tani për të luftuar kundër rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit”.

“Kjo duhet parë si një hap dhe jo si e gjithë rruga e plotë e realizimit të objektivit për të hequr Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës të kanabisit, por një hap për të kuptuar se sa shumë mund të bëhet në këtë drejtim, për ta shtrirë luftën kundër kanabisit drejt elementëve kriminalë”, u mburr i Rama 2 vite më parë. Në intervistat e mëvonshme, veçanërisht në mediat e huaja, kryeministri nuk linte rast pa deklaruar se tashmë, “Shqipëria nuk ekzistonte më në hartat e vendeve kultivuese të kanabisit”.

Por çfarë ka ndodhur në fakt me çështjen e kultivimit dhe trafikut të kanabisit gjatë periudhës në vazhdim, pa llogaritur kokainën dhe heroinën?!

Jo vetëm që Shqipëria nuk është zhdukur nga “harta jeshile”, por ky biznes është shtuar në mënyrë cilësore i shoqëruar edhe me infrastrukturë më të sofistikuar. Këtë e zbuloi faqe qartë dokumentari i fundit në RAI 3, ku flasin prokurorë të Antimafies italiane dhe monitorues së gjendjes në vendin tonë, nga radhët e Guardia di Finnaca.

Buja dhe jehona e dokumentarit të RAI 3, “Narcotica”, i cili zbulon realitetin e vërtetë të “narkoshtetit” në mes të Europës aktualisht (madje më i sofistikuar) ka vazhduar, edhe në ditët në vijim. Ndër episodet më interesante është ai ku flasin prokurorë italianë të Antimafies, të cilët hedhin poshtë propagandën qeveritare, se pas “bumit” të kultivimit të kanbisit në vitet 2015-2016, tashmë ky fenomen në vendin tonë gati është zhdukur. Por e vërteta që zbulon “Narcotika” është krejtësisht tjetër, madje edhe më alarmuese se në vitet 2016- 2017.

Një punonjës i Guardia di Financa italiane në Shqipëri i cili nuk identifikohet, deklaron për emisionin në fjalë se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë, që kanë bërë trafik droge në nga Shqipëria Itali. Në emision theksohet se Shqipëria është damkosur tashmë nga disa media ndërkombëtare, si një “narkoshtet” në Evropë.

Gjithmonë duke qëndruar te tema e situatës aktuale të kultivimit të kanabisit në vendin tonë, Kryeprokurori i Katanzaros, Nicola Gratteri, pohoi se “të paktën një e treta e territorit të Shqipërisë është kultivuar me marijuanë”.

Gjithashtu po ku prokuror tregoi, për një zhvillim “cilësor” të kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Sipas hetuesit Gratteri, tashmë kultivuesit shqiptarë kanë prodhuar varietete të modifikuara gjenetikisht të marijuanës, “me rezistencë më të lartë dhe më përmbajtje të lartë të THC-së (kimikati që shkakton efektet psikotike), e cila ka efekte shkatërruese”.

Nga na tjetër përkundër deklaratave të kryeministrit Rama se, “Shqipëria tashmë është zhdukur nga hartat e vendeve kultivuese të kanabisit”, oficerët italianë të monitorimit të marijuanës në vendin tonë pohuan për gazetarët e “Rai3” se kultivimi kësaj lloj droge, “tani është i fshehur, nuk është më aq i dukshëm sa më parë, por kultivimi është rritur të paktën pesë herë më shumë se vitin e kaluar”.

Gjithashtu prokurori i Përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri ka theksuar se, në Shqipëri ka një korrupsion të lartë dhe grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave”.

Në të njëjtin dokumentar po i njëjti prokuror në vetëm pak fjalë tregon se përse ndodh e gjitha kjo në Shqipërinë e Edi Ramës;

 “Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta”

 Po në këtë shkrim po flasim vetëm për sektorin e kanabisit në “narkoshtetin” e Edi Ramës, sepse në të njëjtin dokumentarë të RAI 3, pasazhet më të frikshme janë ato për shndërrimin e vendit në një bazë ndërkombëtare për trafikun dhe rishpërndarjen e drogave të rëndë që vijnë me tonelata nga Amerika Latine, ajo e Veriut e nga Azia. Madje edhe për plane të frikshme të mbetura në tentativë të krimit të organizuar ndërkombëtarë për të shndërruar tunelet ushtarake të ish-bazës nënujore në Porto Palermo, në një bazë për nëndetëset e ngarkuar me tonelata kokainë në Amerikën Latine.

Login to post comments