Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka ndërmend ti ndahet Edi Ramës, as në pushimet në plazh. Pasi ka lënë përkohësisht angazhimet politike në Tiranë, Manjani po vazhdon revoltën e tij në rrjetet sociale edhe nga plazhi i veshur me bluzën me mbishkrimin ‘Rama ik’
Idea nuk është e Manjanit por e djalit të tij Redi, i cili ka zgjedhur që këtë bluzë t’ia bëjë dhuratë mikut të familjes dhe gazetarit Elio Laze për 30 vjetorin e lindjes.